Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi/ Furgoni përplaset me një makinë, dy persona!

19 Maj 2026, 09:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon është përplasur me një automjet, duke lënë të plagosur dy persona.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të lënduar kanë mbetur shtetasit Ylli Melani dhe Alban Melani, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si edhe për menaxhimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.


Video