
Ish zyrtarja Alda Klosi do të mësojë sot masën e sigurisë në ambientet e spitalit QSUT për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të. Ndërkohë që pastruesja Rozeta Dobi është marrë sërish në pyetje një ditë më parë për shkak të disa paqartësive në lidhje me dëshminë që ka dhënë më parë.
Kujtojmë se që prej ditës së shtunë ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake. Ajo u shtrua një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bëhet e penduara e drejtësisë, duke pranuar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares 520 mijë euro plus sendet me vlerë.