Ironia e gazetarit: I erdhi dita Silva Binos të shkojë në SPAK, kurse Ahmetajt akoma jo!

6 June 2023, 11:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ironia e gazetarit: I erdhi dita Silva Binos të shkojë në SPAK,
Në foto: Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive të Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino dhe gazetari Denis Dyrnjaja

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive të Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ajo ka thënë për mediat vetëm: 'Isha për një punë, s’kam asgjë për të thënë'!

Bino ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë. E vetëm pak ditë më parë ishte SPAK në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u arrestua Sekretarja e Përgjithshme, Joana Duro dhe zyrtarja tjetër, Laureta Sheta.

Kjo thirrje e SPAK ka prodhuar edhe reagime nga gazetarët i tillë është edhe rasti i moderatorit, Denis Dyrnjaja.  Ky i fundit me ironi shkruan se,  ‘I erdhi dita edhe Silva Binos të shkojë në SPAK, Ben Ahmetajt akoma jo’.

Ironia e gazetarit: I erdhi dita Silva Binos të shkojë në SPAK,

Moderatori i referohet akuzave të SPAK të cilat janë ngritur për ish-ministrin, Ahmetaj ku janë sekuestruar pasurit e bashkë jetueses së tij dhe ish-bashkëshortes.

Postimi i gazetarit:

“I erdhi dita edhe Silva Binos të shkojë në SPAK, Ben Ahmetajt akoma jo. Ky është vërtet vend I mrekullive dhe çudive”, shkruan gazetari.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave. 

Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 


Video