E plagosi me thikë burri, rëndohet gjendja e gruas në Korçë, e sjellin me helikopter në Tiranë

6 June 2023, 11:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E plagosi me thikë burri, rëndohet gjendja e gruas në
Në foto: Marjola Myrtollari

Marjola Myrtollari, 38-vjeçarja që u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj brenda në banesën e tyre në Korçë është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

38 vjeçarja 2 ditë më parë u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari i cili nuk është kapur ende nga policia.

I papunë dhe i alkoolizuar, Aleko Myrtollari debatonte shpesh me të shoqen, për shkaqe xhelozie thanë familjarët jashtë kamerave.

Kështu me gjasë ka ndodhur dhe mbrëmjen e së dielës, kur Aleko Myrtollari nxori fëmijët nga shtëpia në orën 22:00 dhe u grind me të shoqen Manjolen, të cilën e goditi 5-6 herë me gërshërë në trup.

Vajza e madhe e çiftit, 16-vjece pasi dëgjoi ulërimat e nënës njoftoi policinë dhe ambulancën. Manjola Myrtollari u transportua në spital në gjendje të rëndë aty ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, por ende thanë bluzat e bardha nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.


Video