Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 96-të, duke vijuar prej më shumë se tre muajsh me tubime dhe marshime të përditshme në kryeqytet.
Por protesta e sotme është shoqëruar edhe me një incident në sheshin “Skënderbej”, ku ishte vendosur flamuri i Maqedonisë së Veriut.
Protestuesit e kanë cilësuar vendosjen e flamurit maqedonas në shesh si një provokim, duke ndërhyrë për ta hequr atë nga hapësira publike.
Tubimet e përditshme vijojnë prej më shumë se tre muajsh në Tiranë, ndërsa protesta ka përfshirë marshime dhe aksione të ndryshme qytetare.