Një shpërthim me eksploziv është regjistruar natën e kaluar në Prrenjas.
Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një lokali (bar-bilardo) në pronësi të shtetasit Dhimitër (Agim) Kokonozi. Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ku janë thyer xhamat e lokalit dhe janë dëmtuar disa apartamente pranë lokalit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30.
Burime zyrtare bëjnë me dije se policia ka shoqëruar disa persona dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
“Librazhd/Informacion paraprak
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. K., rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.