Altin Qato: Qytetarët mund të njoftohen me mesazh dhe e-mail për gjobat

22 November 2022, 14:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Altin Qato: Qytetarët mund të njoftohen me mesazh dhe e-mail për

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato thotë se Policia e Shtetit po eksploron mundësinë për njoftimin e qytetarëve ndaj masave administrative në celular apo përmes e-maileve.

Qato tha gjatë dëgjesës në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvend se po shihet mundësia që në bashkëpunim me e-Albania, policia të sigurojë databazën e e-maileve dhe numrin e celularit, në mënyrë që të njoftojë qytetarët për gjobat e marra.

“Sistemi i gjobës shfaqet në e-Albania, qytetarët mund ta kontrollojnë gjobën aty. Por ne kemi bërë një program për të marrë databazën e e-maileve që t’ia dërgojmë ne qytetarëve qoftë me sms apo postë elektronike.

Por kjo është në fazën e diskutimit. Sot ne operojmë përmes postës, ia dërgojmë, shpesh na kthehen për shkak të adresës së gabuar. Masat nuk i vendosim më në mungesë, por i vendosim fizikisht”, u shpreh Qato.


Video