Tërmeti/ Rëndohet bilanci, mbi 600 viktima dhe mbi 3000 të plagosur, shumë të tjerë nën rrënoja

6 February 2023, 09:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tërmeti/ Rëndohet bilanci, mbi 600 viktima dhe mbi 3000 të

Është rënduar bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmetit me magnitudë 7.9 që ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 600 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Lëkundjet fatale zgjatën rreth 45 sekonda dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi. Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.


Video