Zjarr në një pallat te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë (VIDEO)

5 February 2023, 19:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në një pallat te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Pamje nga vendngjarja

Një zjarr ka rënë në një pallat në Tiranë, në afërsi të zonës së njohur si ish-Stacioni i Trenit.

Sipas forcave të policisë dhe atyre zjarrfikëse që ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, shkëndija e parë ka nisur dhe përfshirë kabllot e shpërndarjes së rrjetit elektrik të pallatit në rrugën “Asim Vokshi”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video