
'Belinda Balluku e pafytyrë', banorët e Bërxullës kërkojnë zgjid...
26 Mars, 11:55Fokus
Ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi është shtruar në spital një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Alda Klosi ka shfaqur probleme kardiake dhe është dërguar në spital që prej ditës së djeshme.
Ndërkohë që ditën e nesërme pritet që të zhvillohet seanca për masën e sigurisë dhe ende nuk dihet nëse zyrtarja do të paraqitet.
Prokuroria do të paraqesë sot kërkesën në gjykatë për masën ‘arrest me burg’ për Klosin, ndërsa do jetë gjyqtari Arben Mico i cili do të vendosë për masën e sigurisë.