Familja e Vesel Demirajt, pronar i kompanisë “Pelikani” ka reaguar për mediat lidhur me atentatin në Lundër, ku mes te plagosurve ishte edhe dy djemtë e tij, njëri ndër ta, i mitur.
Familja nëpërmjet avokatit Gëzim Demiraj thotë se nuk ka lidhje me histori fajdesh apo borxhesh, ndërsa theksojnë se nuk kanë probleme me askënd, ndaj dhe nuk ruheshin. Familja kërkon të respektohet policia dhe prokuroria që të bëjnë punën e tyre në zbardhjen e ngjarjes.
“Ne respekt te opinionit publik, sqaroj se kompania jone, dhe as im vella zoti Vesel Demiraj pronar i kompanise, qe u demtua me plagosjen e rende te femijeve te tij dhe niperve te mi nuk kane asnje lidhje me histori fajde dhe borxhe. Ne jemi nje kompani me partnere nderkombetare te njohur. Ne veprojme sipas ligjeve ne fuqi dhe ne te gjithe kontekstin fiskal dhe insitucional ne shqiperi! Asnjeri nga familja jone nuk ruhej pavaresisht se jemi profesioniste ne kete fushe sepse nuk kemi asnje problem me askend!
Kush hedh insinuata te mendoj qe duhet te flas fakte dhe jo te paverteta! Femijet jane te pafajshem! Te respektojme policine dhe drejtesine te bej punen e vet!”, deklaroi avokati Gëzim Demiraj.