Tërmeti në Dibër, Emergjenca Civile jep informacion

17 December 2024, 19:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmeti në Dibër, Emergjenca Civile jep informacion
Epiqendra e tërmetit

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter.

Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.


Video