Dhunimi i Klea Prengës nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, kreu i policisë: Shumë shpejt…

14 August 2024, 12:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunimi i Klea Prengës nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, kreu i
Antonela dhe Mariela Berisha/ Muhamet Rrumbullaku/ Klea Prenga

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha, po ashtu edhe reperi Arkimed Lushaj (Stresi) janë ende në kërkim, por duket se kryepolici Muhamet Rrumbullaku është shpresëplotë që të 3 personazhet e njohur do të arrestohen.

Në një konferencë të dhënë sot paradite për mediat, Rrumbullaku tha se shumë shpejt Policia e Shtetit do të dalë me një njoftim zyrtar dhe për ta. 

Reperi Stresi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në dhunimin e personazhit të "TikTok", Muhamet Iseni.

Për të njëjtën ngjarje është arrestuar reperi Noizy. Ndërsa motrat Berisha janë shpallur në kërkim për dhunimin e Klea Prengës. Por edhe pse postojnë gjithë kohës në rrjetet e tyre sociale, nuk janë vendosur ende në pranga.


Video