I dha informacion një lojtari të kazinosë? Pista e re pse u vra, Joy Ayoko

1 May 2023, 11:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dha informacion një lojtari të kazinosë? Pista e re pse u vra,
Në foto: Joy Ayoko

Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re në lidhje me vdekjen e kenianes, Joy Ayoko.

Hetuesit kanë dyshime se 22 -vjeçarja e cila punonte si krupieere në një kazino në Tiranë, i ka dhënë informacion për mënyrën se si luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shumë të mëdha parash.

Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet të meret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e dhunimit të kenianes, që çoi deri në vdekjen e saj.

Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak i ngjarjes së rëndë.


Video