Shijaku në alarm mjedisor, Bashkia nuk pastron koshat e mbeturinave

30 April 2023, 15:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shijaku në alarm mjedisor, Bashkia nuk pastron koshat e mbeturinave
Kryebashkiaku Elton Arbana dhe koshat e plehrave

Me afrimin e verës situata mjedisore në qytetin e Shijakut sa vjen e rëndohet.

Në koshat e lagjeve nuk ka më vend dhe kështu plehrat po zaptojnë edhe trotuaret dhe rrugët. Një qytetar i Shijakut, ka denoncuar te portali “Joq” pamje të gjendjes së qytetit, i cili shihet që është pushtuar nga plehrat që përveç koshave, kanë mbuluar dhe rrugën.

Qytetari shkruan se edhe në kohë fushate, Bashkia me në krye Elton Arbanën, nuk merr masa për pastrimin e kazanëve të plehrave në qytet. Koshat e mbeturinave janë të tejmbushur dhe shpërndajnë një erë të padurueshme, duke u kthyer në një shqetësim shëndetësor për banorët.


Video