I dënuar me burg për trafik droge, arrestohet shqiptari në Itali

14 January 2024, 18:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dënuar me burg për trafik droge, arrestohet shqiptari në Itali
Foto ilustruese

Një shtetas shqiptar i dënuar me burg në mungesë është arritur të kapet nga policia italiane.

Karabinierët e Pozzallos kanë arrestuar 59 vjeçarin shqiptar pas një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Monzës.

Ndaj tij kishte një dënim në fuqi me 3 vjet e 11 muaj dhe për trafik droge dhe evazion fiskal, ngjarje të ndodhura në vitin 2014.

Mësohet se ndalimi i shqiptarit është bërë në portin e qytetit bregdetar dhe më pas ai është transferuar në burgun e Raguzës.


Video