Hodhën molotovë drejt institucioneve, arrestohet një protestues! 5 të shoqëruar dhe 7 në kërkim

8 October 2024, 08:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hodhën molotovë drejt institucioneve, arrestohet një protestues!
Një protestues hedh molotov

Një protestues është arrestuar dhe 5 të tjerë janë shoqëruar për aktet e dhunës në protestën e thirrur nga Partia demokratike më 7 tetor.

Ndërkohë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe 7 protestues të tjerë, të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovë në drejtim të institucioneve dhe policëve.

Një seri molotovësh janë hedhur drejt institucioneve më të rëndësishme si Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe ajo e Infrastrukturës, apo edhe Bashkia e Tiranës dhe selia e Partisë Socialiste.

Nga molotovët, mbetën të lënduar në total 10 policë, ndërsa 3 prej tyre kaluan natën në spital.  

PD mbajti pasditen e 7 tetorit 2024 protestën e thirrur pas dënimit të Ervin Salianjit për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'. 

 


Video