Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Të paktën 250 persona janë vrarë dhe 1,500 janë plagosur në Izrael kur grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij të shtunën më 7 tetor, një ndër sulmet më të mëdha ndër vite.
Izraeli është përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në Gaza ku mbetën të vrarë 232 palestinezë si dhe 1,600 të tjerë u plagosën.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të shumta në momentin kur ka ndodhur sulmi.
Video e marrë nga RTV Dukagjini:
Në një video, dëgjohen zëra shqip duke bërë thirrje për t’u strehuar në një vend të sigurt.
“Hini ma shpejtë hini ma shpejtë”, dëgjohen zërat në këtë video, e cila është filmuar në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv.
Sulmet ndaj Izraelit i ka dënuar fuqishëm edhe Shqipëria.