Hava Delibashi në GJKKO, ish- zv. drejtoresha e AKSHIT kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

17 Mars 2026, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHIT, Hava Delibashi kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë në GJKKO.

Hava Delibashi, ish-nëndrejtoresha e AKSHI-t i është drejtuar gjykatës me kërkesë për informacionin dy mujor të hetimeve si dhe për zëvendësim masës së sigurisë nga arrest shtëpie në një masë më të butë.

Argumenti i ish-zyrtares është shtatzënia e saj, dhe se ndodhet ndodhet në muajin e katërt. Gjykata i ka kërkuar informacion SPAK se ku ndodhet me hetimet në mënyrë të shprehet për masën e sigurisë.

Hetimi lidhet me operacionin e SPAK, i cili goditi një grup të dyshuar kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Masa e arrestit në shtëpi ndaj Mirlinda Karçanaj (bashkë me Hava Delibashin) u caktua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 18 dhjetor 2025, pasi SPAK kishte kërkuar masat e sigurisë disa ditë më herët për skandalin e abuzimeve me tenderat në AKSHI.


Video