“Hajde këtu me ujë shpejt”/ Në “luftë” me flakët, ambientalisti publikon videot dhe u bën thirrje qytetarëve

9 August 2022, 10:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Hajde këtu me ujë shpejt”/ Në

Ambientalisti Mirsad Basha, ka publikuar video nga aksioni për shuarjen e zjarreve nga forcat e zjarrfikëses dhe të rinjtë e fshatit Drisht.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha bën me dije se fatmirësisht zjarri që rrezikonte banesat u shuajt pas disa orëve ndërhyrje.

Teksa falenderoi zjarrfikësit e Shkodrës, vullnetarët dhe të rinjtë e fshatit Drisht, ambientalisti i bëri thirrje qytetarëve që në rast se shohin zjarr, sado i vogël qoftë ai, të telefonojnë policinë, zjarrfikësen ose emergjencat civile.

“Deri ne oret e vona te nates ishim ne fshatin Drisht ne zonen e Teqes, ku zjarri po rrezikonte shtepiat qe ishin afer.  Pas disa oreve nderhyrje, zjarri u eliminua teresisht duke evituar rrezikun e madh, por perseri zona duhet ruajtur.

Falenderojme per punen e madhe zjarrefikesit Shkoder, vullnetaret dhe rinine e Drishtit"! 

Ju bejme thirrje qe nqs shikoni nje zjarr sa do te vogel , telefononi ne :

– Nr policise 129

– Nr zjarrfikesve 128

– Nr i emergjences civile 112”, shkruan ai.


Video