Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, deklaroi se duhet të deklasifikohen raportet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare sa i takon çështjes së Gërdecit.
Ai tha për mediat se i ka kërkuar Presidencës një shkresë për raportet në fjalë, ndërsa kjo gjë duhej të ishte bërë nga Prokuroria.
Mediu u shpreh për mediat se sot doli qartë se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri, ka ardhur e përcaktuar nga kompania.
“Pinari ka qenë një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të Gërdecit, e kërkova këtë në emër të së vërtetës dhe drejtësisë.
Kam qenë i kursyer, është hedhur shumë baltë dhe janë bërë shumë aludime, por sot qartësisht duket që nuk ka të bëjë me implikimin e ministrit apo të interesave të ministrit.
Ministri nuk ka pasur njohje as me kompaninë shqiptare, as amerikane, nuk ka pasur asnjë kontakt me ta, nuk ka shkelur autoritetin e FA për t’i shmangur nga procesi”, tha Mediu pas daljes nga GJKKO.