Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Mbahet sot seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me çështjen ‘Gërdeci’.
Siç shihet nga pamjet Mediu, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e GJKKO-së.
Në GJKKO ka mbërritur edhe Zamira Durda, e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit.
Sot është parashikuar që të vijojë thirrja në gjyq e dëshmitarëve për tragjedinë që i mori jetën 26 personave dhe plagosi qindra të tjerë.