Grabitet pika e këmbimit valutor në Kamëz, hajdutët marrin miliona!

2 February 2024, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grabitet pika e këmbimit valutor në Kamëz, hajdutët marrin
Këmbimi valutor në Kamëz

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, ku u grabit një pikë e këmbimit valutor.

Në njoftimin e bluve evidentohet se shuma e grabitur është 30 mijë lekë të rinj dhe se po vijon puna për identifikimin e autorëve

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Më datë 01.02.2024, gjatë natës, në Insitut Bujqësor, në rrugën “Kastriotët”, shtetas ende të paidentifkuar kanë dëmtuar murin e një subjekti për këmbimin valutor, në pronësi të shtetasit F. Gj., 59 vjeç, kanë marrë 30 000 lekë të rinj, dhe janë larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Video