Dalin pamjet nga sulmi me armë në Athinë, shqiptari i plagosur i shtrirë përtokë, i vijnë në ndihmë policët (FOTO)

2 February 2024, 09:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin pamjet nga sulmi me armë në Athinë, shqiptari i plagosur i
Renis Fejzolli

Pamjet që shihni tregojnë të riun shqiptar, që mbeti i plagosur pas një sulmi me armë në Athinë.

Mediat greke kanë publikuar disa foto ku shfaqet 34-vjeçari Renis Fejzolli, i shtrirë përtokë, teksa punonjësit e policisë që i japin ndihmën e parë të riut, duke i fashuar plagët. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën ‘Iera Odos’ dhe ‘Spyrou Patsi’.

Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark. Mediat greke raportojnë se autorët kanë qenë duke hipur në një mjet me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit para se ta qëllonin tre herë.



Video