Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij.
Gjithashtu është proceduar një tjetër 17-vjeçar, i cili ka goditur me grushte autorin e dyshuar të plagosjes.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 16 mars në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz.
Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.