Gruaja denoncon humbjen e nipit në Vlorë, prej tre ditësh pa kontakte

29 April 2024, 16:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gruaja denoncon humbjen e nipit në Vlorë, prej tre ditësh pa
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej datës 26 prill në qytetin e Vlorës.

Ka qenë një familjare tij që ka ngritur alarmin në polici për zhdukjen e 40-vjeçarit.

“Më datë 28.04.2024, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasja N. J., se prej datës 26.04.2024, është larguar nga banesa nipi i saj, shtetasi F. D., 40 vjeç, me të cilin ka humbur kontaktet. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia e Vlorës.


Video