Tritoli në Shkodër, reagon Bashkimi Europian: Siguria ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit

29 April 2024, 15:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tritoli në Shkodër, reagon Bashkimi Europian: Siguria ndaj
Foto ilustruese

Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një person ende i paidentifikuar hodhi një sasi lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Ambasada e BE-së në Shqipëri dënon ashpër sulmin ndaj gjyqtarit dhe shprehet se siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit.

“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, thuhet në reagimin e BE.


Video