Gjykata në Greqi lë në burg Pandeli Nakolecin, 40-vjeçari kërkon falje: Nuk doja ta vrisja

26 August 2025, 16:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata në Greqi lë në burg Pandeli Nakolecin, 40-vjeçari
Pandeli Nakoleci

Gjykata në Greqi la në burg Pandeli Nakolecin për vrasjen e gruas së tij, Marjolës, e cila në të njëjtën kohë që ai mbante fjalën e pendesës përballë gjyqtarit, u përcoll në Korçë për në banesën e fundit.

Mediat greke raportojnë se 40-vjeçari pranoi krimin dhe tha se do të mbante përgjegjësi të plotë për atë që ka bërë, por shtoi se qëllimi i tij nuk ishte vrasja.

“Jam i shokuar dhe i shkatërruar mendërisht, i dëshpëruar dhe në burg mendoja të lëndoja veten. Unë nuk kish aq qëllim ta vrisja, gjithçka ndodhi në shpërthim të atij momenti.”

Jashtë derës së gjykatës avokatja e familjes së 36-vjeçares kërkoi që autoritetet të japin dënim të ashpër në mënyrë që të jetë shembull se shoqëria nuk pranon sjellje të tilla të dhunshme.

Vrasja në familjen shqiptare u regjistrua mëngjesin e të shtunës në apartamentin ku ata jetonin dhe dëshmitarë të ngjarjes ishin fëmijët e çiftit.

 

 


Video