Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat për grupin e Suel Çelës, ndryshon vetëm atë për avokaten

27 November 2024, 14:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat për grupin e Suel
Foto ilustruese

Gjykata e posaçme lë në fuqi masat e sigurimit për të arrestuarit e grupit të Suel Çelës.

Trupa gjykuese ka ndryshuar masën e sigurisë për avokaten Blerina Beqiri nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. 18 prej masave të sigurisë janë “arrest në burg” dhe 3 të tjera më të lehta, si ajo e “arrestit në shtëpi” dhe “detyrimit për t’u paraqitur.

Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, në “arrest shtëpie” avokatja Blerina Beqiri. Në ambientet e paraburgimit i është komunikuar një masë e tretë, ish-shefit të Krimeve, Dedan Gjoni. Ky i fundit në akuzë si i përfshirë edhe në dy dosje të tjera si persona që ka bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale.

Në detyrim paraqitje do të qëndrojnë edhe dy gazetarët që prej vitesh raportojnë mbi kronikën e zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:

M.L alias S.Ç –  36 vjeç, banues në Elbasan
M.Ç – 35 vjeç, banues në Elbasan
XH.R – 33 vjeç, banues në Tiranë
K.M alias K.Ç alias K.Ç – 37, banues në Elbasan
S.H – 30 vjeç, banues në Elbasan
B.H – 34 vjeç, banues në Elbasan
L.Z – 33 vjeç, banues në Elbasan
M.R – 37 vjeç, banues në Tiranë
A.Xh, alias E.C, A.C –  39 vjeç, banues në Tiranë
P. K. – 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe
F.V –  48 vjeç, banues në Elbasan
M.M – 27 vjeç, banues në Elbasan
R.H – 35 vjeç, banues në Elbasan
S.S – 34 vjeç, banues në Tiranë
A.H – 50 vjeç, banues në Tiranë
E.Q – 39 vjeç, banues në Tiranë
P.F – 65 vjeç, banues në Elbasan
D.Gj – 48 vjeç, banues në Tiranë
M.Sh, alias B.Sh – 51 vjeç, banues në Tiranë
H.L alias H.X alias H.S – 40 vjeç, banues në Tiranë
B.B –  39 vjeç, banues në Elbasan


Video