Gjykata e Lartë rrëzon një tjetër rekurs të Jamarbër Malltezit

11 Prill 2024, 16:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jamarbër Malltezi

Rrëzohet një tjetër rekurs i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit në Gjykatën e Lartë.

Pas sekuestrove të pasurive që u lanë në fuqi, Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe rekursin mbi bashkëankimin e depozituar me studion “Pustina” ku SPAK ka sekuestruar dokumentacione në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Malltezi, ashtu si Beirsha qëndrojnë nën masën “arrest në shtëpi” me akuzat e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave, si dhe shpërdorim i detyrës për ish-kryeministrin.

Disa herë atyre u është rrëzuar apeli për heqjen e masës së sigurisë, ku më e fundit ka qenë kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në parlament.


Video