Prokuroria e Posaçme dha pretencën për personat që janë marrë të pandehur për laboratorin e drogës në Frakull.
10 të pandehurit janë gjykuar me gjykim të shkurtuar. SPAK kërkoi 16 vite burg për Viktor Çervanakun, me gjykim të shkurtuar dënimi zbriti në 10 vite e 8 muaj.
Klajdi Kodra (Vrioni) 18 vite- 12 me gjykim të shkurtuar.
Bledar Matoshi 12.6 vite- 8.4
Denilson Ccervanaku- 18 vite - 12
Enxhi Ferhati 12 vite- 8
Nikolin Gjolena 18 vite- 12
Zenel Ccervanaku 15 vite- 10
Redion Meshi 15 vite- 10
Julian Malaj 2 vite - mos kallëzim krimi
Marildo Rona 12 vite- 8
Akuzat për trafik të lëndëve narkotike, grup kriminal dhe armë mbajtje pa leje.
SPAK kërkoi që të gjithe të akuzuarit të vuajnë dënimin në një burg të sigurise se lartë.
Ngjarja
Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit.
Banesa ku u zbulua laboratori i kokainës, ishte në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut. Për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut, kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku, jetonte në Tiranë.
Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të 2022, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.
Operacioni i cili u zhvillua nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, u mbajt i fshehtë dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier.