Gjykata e Beratit merr vendimin për "Gjyshen e TikTokut" dhe djalin e saj

9 April 2024, 17:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Beratit merr vendimin për "Gjyshen e TikTokut" dhe
Natasha Rombula dhe djali i Saj Armando Kumaraku gjatë shoqërimit

Pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Beratit, për 67-vjeçaren Natasha Rombula, avokatët e saj kërkuan pranë Gjykatës së shkallës së parë të Jurisduksionit Berat rivlerësim të masës, masë që u krye ditën e sotme.

Pretendimi i avokatëve në lidhje me rivlerësimin e masës për Natashën e Tik-Tikut kishte të bënte me moshën e saj dhe faktin se vetë ajo ka deklaruar se duhet të kujdeset për motrën e sëmurë.

Ajo u arrestua së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi erdhi pas denoncimit të ish-gruas së Kumarakut, për video të shpërndara në rrjetin social Tik Tok, ku duket gjyshja dhe djali që mësojnë nipin 10-vjeç të shajë me fjalë banale për të përfituar vlera monetare.


Video