Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gjykata e Posaçme ka dënuar ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, me 1.6 vite burg.
Kapri ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar zbritjen me 1/3 të dënimit dhe përfundimisht do të dënohet me shërbim prove për 2 vite. Po ashtu atij do t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
Me burg janë dënuar edhe Besmira Niko dhe Besjan Meço të cilëve po ashtu u është hequr e drejta e mbajtjes së funksioneve publike dhe dënimi u është konvertuar në provë.
Ata janë dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi lejuan vijimin e punimeve të pezulluara për ndërtimin e një pallati 14-katësh nga vëllai i Eduart Kaprit.