Dyshohet se ekzekutoi Dod Mamlin në Kurbin, lihet në burg 45-vjeçari

27 February 2025, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dyshohet se ekzekutoi Dod Mamlin në Kurbin, lihet në burg
Lezhë

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e “arrestit me burg” për 45-vjeçarin Dashnor Tota, i arrestuar dy ditë më parë si autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit Dod Mamli.

Tota akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 shkurt në fshatin Vilez të Kurbin, ku 67-vjeçari Mamli humbi jetën pas një konflikti që dyshohet për çështje pronësie, kur u qëllua me armë zjarri.


Video