Dyshohej se do përdorej në një atentat? Misteri i makinës së shkrumbuar nga zjarri në Tapizë!

4 October 2025, 10:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dyshohej se do përdorej në një atentat? Misteri i makinës

Mister mbetet ngjarja në Tapizë, ku një automjet u gjet i shkrumbuar dhe brenda saj ndodheshin dy automatikë.

Paraprakisht ka dyshime se ka pasur përgatitje për atentat, deri më tani nuk ka raportime për ngjarje në zonën e Krujës.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur në ndonjë ngjarje që nuk është raportuar ende.

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.10.2025: rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”.

Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.


Video