Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë ka vdekur në vend pas një aksidenti që shkaktoi një oficer i Policisë së Shtetit në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Viktima Kostulla Harito, 71 vjeçe, sapo ka dalë nga autobusi është përplasur nga automjeti i drejtuar nga oficeri i policisë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP, ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë kolegun e tyre.
Policia Rrugore po punon në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me pasojë.