Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet SHEFI i Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë!

4 October 2025, 09:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet SHEFI i Kufirit
Gjirokastër

Një aksident me pasojë vdekjen e një 71-vjeçareje ka çuar në arrestimin e një efektivi të policisë në Gjirokastër.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) njofton se ka vënë në pranga oficerin A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur efektivi, duke drejtuar automjetin e tij, përplasi shtetasen K. H., 71 vjeçe, e cila humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndëruar jetë.

Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.


Video