Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një biznesi në Fushë-Krujë

8 Shtator 2025, 20:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Granata e gjetur në tarracën e biznesit

Një granatë e pashpërthyer është gjetur pasditen e sotme në tarracën e një shtëpie funerali në fshatin Kameras të Fushë-Krujës.

Granata është gjetur nga pronari i ndërtesës, Arbër Sala i cili po kryente disa rregullime.

Pas kësaj situate në zonë ka mbërritur RENEA dhe forcat xheniere të cilat bënë të mundur demontimin e granatës.

Edhe pse pronari nuk njihet si një person problematik, dhe prej vitesh operon në këtë biznes, pak kohë më parë ka qenë gjithashtu pre e një zjarrvënie - ku për pasojë u dogj magazina e vjetër.

Arber Sala, sipas burimeve lokale, nuk njihet si person problematik në zonë. Ai prej vitesh operon në fushën e shërbimeve funerale, ndërsa disa kohë më parë ka qenë viktimë e një zjarrvënie, ku iu dogj një magazinë e vjetër. Ndërtesa ku u gjet granata është një objekt i ri ndërtuar së fundmi.


Video