Del VIDEOJA pak çaste pas atentatit në mes të lokalit në Shkodër, klientët largohen të tmerruar

8 September 2025, 14:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del VIDEOJA pak çaste pas atentatit në mes të lokalit në
Klientët largohen të tmerruar

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne ku si pasojë e një atentati mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish-këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës dhe ish punonjës i IMT, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos.

Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.

Sikurse duket në videon e siguruar nga Top Channel pak çaste pas të shtënave, klientët largohen të tmerruar nga lokali që ndodhej pranë bashkisë./TCH

 


Video