Gjendet i vdekur një 48-vjeçar tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë

20 January 2025, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i vdekur një 48-vjeçar tek ish-Stacioni i Trenit në
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. 

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga kqyrja e trupit të tij, nuk janë gjetur shenja dhune te shtetasi i pajetë.

Paraprakisht dyshohet që humbja e jetës të ketë ardhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-informacion paraprak/ Më datë 20.01.2025, rreth orës 07:00, tek Ish-Stacioni i Trenit. është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi K.S, 48 vjeç. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur nga shkaqe natyrale. Punohet për përcaktimin e saktë e shkakut të humbjes së jetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 


Video