Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Elbasan (EMRI)

9 Janar 2026, 21:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë.

Viktima është identifikuar si Vasil Gashi, ndërsa trupi i tij u konstatua nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçari ishte i veshur me uniformë pune në momentin kur u gjet pa shenja jete, çka ka ngritur dyshime mbi rrethanat e ngjarjes. Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, duke kryer këqyrjen paraprake dhe mbledhjen e provave.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim për të sqaruar shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të hedhë dritë mbi rrethanat dhe nëse kemi të bëjmë me vdekje natyrale apo ngjarje me elementë penalë.


Video