Gjendet i pajetë brenda automjetit një person në Shkodër

12 July 2025, 20:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet i pajetë brenda automjetit një person në Shkodër
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa”, brenda një automjeti në pronësi të një subjekti tregtar, është gjetur pa shenja jete një shtetas rreth 50 vjeç, njofton policia.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar me inicialet E. M., dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa ndodhej në sediljen e pasagjerit të automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


Video