Gazetari zbulon arsyen e shkarkimit të Nanos: Nuk ofroi të ishte mburojë e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme lokale

6 September 2022, 21:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari zbulon arsyen e shkarkimit të Nanos: Nuk ofroi të ishte
Gledis Nano

Gazetari i kronikës Ermal Vija, ka deklaruar se për postin e drejtorit të Policisë ishim mësuar të kishim influenca politike, por në rastin e Gledis Nanos kishte edhe influenca diplomatike, pasi ai kishte mbështetjen e SHBA.

“Jemi mësuar të kishim influenca politike, ndryshe nga herët e tjera në rastin e Nanos kishim edhe influenca diplomatike. Mbështetej shumë nga SHBA, e cila iu dha edhe në shkarkimin që deklaruan se mbetet partner strategjik. Duket sikur politika këtë radhë e mposhti diplomacinë”, tha ai në emisionin "Open".

Vija ka shtuar se shkarkimi i Gledis Nanos ka ardhur si pasojë e disa kontraditave, prej të cilave evidentoi rolin që i kërkohej të luante në zgjedhjet e ardhshme lokale, si mburojë e qeverisë.

“Përplasja ka qenë për interesa politiike, jo më larg se prilli apo maji janë zgjedhjet lokale dhe politika do në krye të policisë një roje të zgjedhjeve, të jetë mburojë e qeverisë, që Nano nuk e ka ofruar siç duket. Arsye tjetër është emërimet në polici pas marrjes së detyrës nga Nano, një drejtues duhet të ketë stafin e tij që sipas ministrit tonë të Brendshëm nuk u dhanë. Ne nuk pritëm as një vit kalendarik që të bënim një krahasim me punën e të tjerëve”, tha ai.

 


Video