Gara për drejtuesin Gardës së Republikës, merren në intervistim 8 kandidatët!

29 January 2026, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gara për drejtuesin Gardës së Republikës, merren në
Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës

Zhvillohet këtë të enjte në ministrinë e Brendshme intervistimi i tetë kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës pas dorëheqjes së Ermal Onuzit.

Kujtojmë që Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga drejtimi i Gardës më 3 qershor të vitit të kaluar pas vetëm 9 muajsh qëndrimi në detyrë.

Intervistimi i 8 kandidatëve do të bëhet sipas rendit alfabetik: Arian Sopiqoti, Denis Deliu, Faik Basha, Ilirjan Hasanaj, Liman Hoxha, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma.

Denis Deliu është ish deputet i PS-së, i cili hyri në parlament pasi Lefter Maliqit që la mandatin e tij.

Ndërsa Faik Basha ka qenë anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë, por njoftoi “divorcin” me partinë në prill të vitit të kaluar para fushatës së 11 majit.

Intervistimi po bëhet përpara një komisioni vlerësimi, i përbërë nga zv/ministri i Brendshëm, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë seancës dëgjimore, kandidatët do të prezantojnë platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Gardës së Republikës.

Anëtarët e Komisionit do t’u drejtojnë pyetje kandidatëve, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm.

Në përfundim të procesit, Komisioni do të bëjë vlerësimin me pikë dhe renditjen e kandidatëve më të vlerësuar, bazuar në dokumentacionin e paraqitur, informacionin e administruar dhe performancën gjatë intervistës.

Renditja, së bashku me vlerësimet me shkrim për secilin kandidat, do t’i përcillet ministrit të Brendshëm, i cili do t’ia dërgojë propozimin Kryeministrit, për emërimin përfundimtar.


Video