Zjarret e verës/ Ministri Vengu: Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim, ja si ndahen për çdo bashki

29 January 2026, 09:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarret e verës/ Ministri Vengu: Mbi 345 milionë lekë
Zjarret në Delvinë

345 mln lekë është fondi që qeveria ka vënë në dispozicion për dëshmpërblimin e 15 bashkive, të cilat u përballën me zjarret masive gjatë verës 2025.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri publike shpërndarjen e fondeve, duke detajuar shumën që do të përfitojë secila bashki.

Bashkia që përfiton shumën më të madhe është Kruja me 146 milionë lekë, e ndjekur nga Gramshi me 86.6 milionë lekë, Finiqi me 40 milionë lekë dhe Delvina me 36 milionë lekë.

Këto katër bashki përthithin pjesën më të madhe të fondit total.

Në anën tjetër, bashkitë me përfitimet më të ulëta janë Librazhdi me vetëm 0.2 milionë lekë, Tepelena me 0.3 milionë lekë, Kukësi me 0.6 milionë lekë dhe Hasi me 0.7 milionë lekë.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime do të shpërndahen për 15 bashkitë e prekura nga zjarret e verës.

Ndarja sipas bashkive:

Delvinë – 36 mln lekë
Dibër – 10,5 mln lekë

Gramsh – 86,6 mln lekë
Has – 0,7 mln lekë
Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
Krujë – 146 mln lekë
Kukës – 0,6 mln lekë
Librazhd – 0,2 mln lekë
Peqin – 4 mln lekë
Tepelenë – 0,3 mln lekë
Kamëz – 2 mln lekë
Maliq – 1,2 mln lekë
Finiq – 40 mln lekë
Dropull – 7,7 mln lekë
Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë


Video