Furnizonin ishullin e Mykonos me kokainë, shkatërohet banda e trafikut të drogës, në pranga “kapoja” shqiptar

8 July 2022, 23:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Furnizonin ishullin e Mykonos me kokainë, shkatërohet banda e trafikut
Droga e sekuestruar

Policia greke ka shkatërruar një bandë të trafikantëve gjatë një operacioni antidrogë në Athinë. 

Ata ranë në gjurmët e grupit pasi  dëgjuan bisedat e tyre në telefon dhe vendosën të ndërhyjnë. Sipas medieve greke, banda e trafikut të drogës drejtohej nga një shtetas shqiptar i cili ishte dënuar më herët për trafik kokaine.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 3 anëtarët e saj, mes tyre një shqiptar, të cilët  e shisnin lëndën narkotike në ishullin e njohur Mykonos.

Gjithashtu janë sekuestruar 437 tableta droge, 220,3 gram kokainë,  270,9  gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis etj.

Theksojmë se grupi u shkatërrua pas një hetimi të gjatë policor, ndërsa pjesëtarët e rënë në pranga transportonin sistematikisht drogë në ishull.


Video