FOTOLAJM/ “Sot po protestoj për Enean…”, qytetarët vendosin në shkallët e Kryeministrisë foton e efektivit të vrarë në Maliq

4 June 2026, 21:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTOLAJM/ “Sot po protestoj për Enean…”, qytetarët
Fotoja e Enea Mekollit në shkallët e Kryeministrisë

Një foto e Enea Mekollit është vendosur në shkallët e Kryeministrisë, e shoqëruar me dy lule.

“Sot protestoj për Enean, që u vra nga shteti”, shkruhej në foton e vendosur.

FOTOLAJM/ “Sot po protestoj për Enean…”, qytetarët

Enea Mekolli humbi jetën këtë të enjte pas një aksioni për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Maliq.

Ndërkohë, protestuesit kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit theksojnë se protesta është e qytetarëve dhe e asnjë partie politike, duke përjashtuar edhe forcat e reja.

Protestuesit kanë rreshtuar edhe pesë kërkesa, që nga dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe rënia e qeverisë aktuale, te shfuqizimi i statusit që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimi i Paketës së Maleve, anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atyre te ligji për trashëgiminë kulturore shqiptare.


Video