Fotoja që po bënë xhiron e rrjetit, Vlora Hyseni e SHISH-it ‘vigjilente’ pas Kurtit dhe Sveçlës

13 October 2023, 20:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotoja që po bënë xhiron e rrjetit, Vlora Hyseni e SHISH-it
Vlora Hyseni e SHISH-it ‘vigjilente’ pas Kurtit dhe Sveçlës

Virale janë bërë disa foto të Edi Ramës dhe Albin Kurtit gjatë ndeshjes Shqipëri-Çeki, ku kuqezinjtë fituan me rezultat bindshëm 3 me 0.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Lulzim Jasharin ishin në një kat më lartë në stadiumin Air Albania, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama ishte një kat më poshtë dhe e ndoqi ndeshjen veçmas nga Kurti.

Fotoja që po bënë xhiron e rrjetit, Vlora Hyseni e SHISH-it

Fotoja që po bënë xhiron e rrjetit, Vlora Hyseni e SHISH-it

Por në një fotografi që po bënë xhiron në rrjete sociale, shihet drejtoresha e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni e cila qëndron në këmbë me ministrin e Jashtëm Igli Hasani në këmbë mbrapa kryeministrit Albin Kurti, ministrit Xhelal Sveçla.

Hyseni ishte emëruar në krye të SHISH pak muaj më parë nga kryeministri Edi Rama.

Para se të emërohej në këtë post, Vlora Hyseni ishte zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Raportet midis dy kryeministrave Edi Rama e Albin Kurti janë në pikën më të ulët si pasojë e qëndrimeve krejtësisht të kundërta sa i përket raporteve me SHBA dhe BE.



Video