FOTO/ Prej vitesh i FSHEHUR në Shqipëri, si ekipi çek arriti të zbulonte LIQENIN më të MADH termal nëntokësor në botë! (EMRI MISTERIOZ)

19 Shkurt 2025, 13:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një ekip shkencor çek ka arritur të zbulojnë një pasuri të veçantë nënujore që prej vitesh qëndronte e fshehur në Në Shqipërinë e Jugut, në zonën e Vromonerit.

Tashmë liqeni më i madh termal nëntokësor në botë, gjendet në Shqipëri.

Shkencëtarët shkencëtarët çekë kanë rënë në gjurmët e liqenit që në vitin 2021 dhe pas kohësh kërkime, u arrit të zbulohej burimi kryesor i prurjeve termike në zonë.

Liqeni është 454 këmbë (138 metra) i gjatë dhe 138 këmbë (42 metra) i gjerë, me një vëllim total të barabartë me 3.5 pishina olimpike.

I ngrohur nga aktiviteti gjeotermik, ky trup i madh ujor nëntokësor u gjet në një rajon të largët pranë Leskovikut, një zonë e kufizuar prej kohësh për shkak të tensioneve politike midis Shqipërisë dhe Greqisë.

"Bazuar në kolonën e lartë të avullit që ngrihet nga masivi gëlqeror, ne arritëm të gjenim një humnerë mbi njëqind metra të thellë.

Ne e quajtëm atë Atmos.

Në fund zbuluam një prurje të fortë termike dhe një liqen të gjerë. Në mënyrë që shkenca çeke të paraqiste këtë zbulim fenomenal, ishte e nevojshme të kryheshin kërkime shkencore dhe matje të sakta”, tha Marek Audy, kreu i Ekspeditës Neuron Atmos.

Video