FOTO: Konfliktet e pronësisë mbyllin resort Montrelux-i në Malin e Moravës në Korçë

26 October 2023, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Konfliktet e pronësisë mbyllin resort Montrelux-i në Malin
Resort Montrelux

Mbyllet resort Montrelux në Malin e Moravës në Korçë! Konfliktet e pronësisë midis aksionerëve kanë sjellë që bari, restoranti dhe hoteli të mbyllen prej 1 muaji.

Në hyrje të resortit janë vendosur disa tabela; “Stop! Ndalohet hyrja, pronë private”.

Tabelat e tjera kanë mbishkrime “Stop! Pronë në konflikt, ndalohet hyrja”.

Prej disa vitesh, dy aksionerët Arben Reli dhe Sefedin Bajraktari, që kanë secili nga 50 % të aksioneve, janë në procese penale dhe civile.

Reli është dënuar disa herë për ndërtim pa leje, falsifikim etj. Pikërisht ky konflikt ka sjellë mbylljen e resortit për të gjithë klientët, duke mos dashur të dëmtojnë qytetarët e thjeshtë./replika.al



Video